Foto ilustruese. Arkiv
DURRËS– Një 45-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia për vjedhje.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh ndaluan shtetasin Sh. C., 45-vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi i ka vjedhur çantën e dorës me sendet personale dhe një sasi të hollash, një shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

