Fatmir Sala.
Të shtunën pasdite, skuadra e Ilirisë ishte mysafire në qytetin e Librazhdit, në kuadrin e javës së dytë të kampionatit të kategorisë së dytë, ku u ndesh me Sopotin vendas.
Në pamje të parë, humbja e pësuar me rezultatin e thellë, 3-0, të jep përshtypjen se gjithcka është komanduar nga skuadra vendase, por në një pronocim të dhënë për “Kruja.info”, numri një i pankinës së Ilirisë, Fatmir Sala, pohon, të kundërttën se në Librazhd ka fituar dhuna dhe jo sporti.
“Na bënë një pritje shumë të keqe. Delegati dhe vëzhguesi nuk ekzistonin fare. Pati momente tensioni mes futbollistëve, ku nuk munguan konfrontimet mes tyre. Gjatë gjithë ndeshjes, në pankinën tonë janë hedhur sende të ndryshme. Situata që u krijua nuk kishte lidhje me futbollin” shprehet mes të tjerash, trajneri fushëkrujas, Fatmir Sala, i cili shihet qartë zhgënjjimi i ndeshjes në Librazhd, ndaj Sopotit vendas.
Skuadra e Ilirisë, në dy ndeshjet e zhvilluara deri më tani, ka grumbulluar tre pikë dhe në këtë fundjavë, do të presë në stadiumin Redi Maloku, debutuesit, e Valbonës së Tropojës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

