KRUJË– Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, zhvilloi ditën e sotme një konferencë në Krujë ku tregoi edhe “zonat e kuqe” ku do të ndërhyhet.
Nano i kërkoi mësuesve, nxënësve dhe kryepleqve të fshatrave të Krujës që të informonin policinë për çdo rast të konstatimit të mbjelljes apo shitjes së kanabisit në këtë zonë, të cilën ai e quajti “të kuqe” sa i përket këtij aktiviteti ilegal.
Nano tha se institucionet duhet të bashkëpunojnë kundër këtij fenomeni tepër të përhapur në malësinë e Krujës, ndërsa theksoi se policia është e angazhuar në të gjithë vendin.
“Policia e Qarkut Durrës ka të dhëna që malësia e Krujës dhe Fushë-Kruja janë zona me rrezik të lartë për kultivimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Për të shmagur këtë duhet një ndërhyrje nga shteti dhe qytetarët”, tha ai.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

