
KRUJË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano po mban një fjalim ku do të prezantojë hapat që do të ndermeren për ndalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Nano ua bëri të qartë dhe të prerë efektivëve të Policisë se nëse bëjnë sikur nuk shikojnë dhe dëgjojnë do të arrestohen. Nano bëri të ditur se ka kërkuar edhe ndihmën e ShÇBA-së për këtë. Ai tha se kultivimi i kanabis sjell pasoja dhe konflikte.
“Do të ndalohet cdo punonjës policie që bën sikur nuk shikon, sikur nuk dëgjon. Ndoshta këto fjalime ju duken të fotokopjuara. Duhet që të gjjithë bashkë të kemi shkolla të sigurta dhe të pastra, nuk duhet që ne të mos kemi dijeni se çfarë ndodh në shkollë dhe rreth shkollës. Dua të ndaloj në këtë pikë, fëmijët tanë në shkolla duhet të jenë të sigurtë dhe jo të shkojnë të bëhen pjesë e nxitjeve që të bëhen përdorues të kanabis. Kultivimi i kanabis sjell pasoja dhe konflikte.”
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."