Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Sport
  • Erzeni-Kastrioti; Sfida mes rivalëve historik, ndahen me barazim

Erzeni-Kastrioti; Sfida mes rivalëve historik, ndahen me barazim

Nderim Goci 3 vjet ago 2 min read

Para pak castesh ka përfunduar ndeshja mes Erzenit dhe Kastriotit. Ndeshja në fjalë është zhvilluar në stadiumin Niko Dovana, të qytetit të Durrësit dhe është mbyllur me barazim 1-1.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Të parët në avantazh kanë kaluar futbollistët miq të Kastriotit, me anë të Bedri Grecës, në të 7′, si rezultat e goditjes me kokë në afërsi të portës. Ndërsa goli i brazimit ka ardhur në pjesën e dytë të ndeshjes, në të 57′ , Nonato në qendër të zonës ka goditur saktësisht, jo vetëm që barazon rezultatin por ka vulosur dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Në përgjithësi ndeshja është zhvilluar mjaft e bukur, me raste për shënim nga të dy skuadrat. Nga numri i rasteve të krijuara në pjesën e parë, më superiorë kanë qenë vendasit të cilët me anë të Mehmetit dhe Enk janë afruar disa herë portës së miqve, por nuk sjellin ndryshim në shifra.

Miqtë mbrohen mirë dhe numri i rasteve për shënim janë të pakta. Dhe pjesa e dytë ka të njejtën pamje. Megjithë rastet e krijuara rezultati mbeti i pa ndryshuar. Të vetmet shifra që ndyshojnë në këtë pjesë janë ndëshkimet me kartona të kuq të Marinajt,të Erzenit dhe S. Selmanit të Kastriotit, për ndërhye të parregullt ndaj kundërshtarëve.

Me këtë barazim, skuadra krutane është ngjitur në kuotën e 14 pikëve dhe aktulisht është në vëndin e gjashtë në rënditje, ku duhen dhe tre ndeshje që të mbyllet java e 11-të e Abisnet Superiore. Ndërsa ndeshja tjetër mes Bylist – Teutës është mbyllur me barazim 0-0.

 

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Erzeni Kastrioti

Continue Reading

Previous: Flet pronari i banesës që iu vendos tritol në Fushë-Krujë: Nuk kam konflikte me askënd
Next: Trajneri i Kastriotit pyetet për stadiumin e Krujës, Çela: Nuk e di kur mund të jetë gati

Të tjera

Iliria e Fushë-Krujës merr trofeun, ngjitet në Kategorinë e Parë
1 min read

Iliria e Fushë-Krujës merr trofeun, ngjitet në Kategorinë e Parë

Sala: Meritonim më tepër
1 min read

Sala: Meritonim më tepër

Sala:  Ta mbyllim me fitore
1 min read

Sala:  Ta mbyllim me fitore

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech