Skip to content
Skip to content
May 4, 2026
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
Kruja.info

Kruja.info

  • Kreu
  • Kruje
    • Turizem
    • Shitje & Blerje
  • Shqiperia
    • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
  • Rajoni
  • Sport
  • Showbiz
  • Te tjera
    • Opinione
    • Teknologji
  • Home
  • Shqiperia
  • Edi Rama në Abu Dhabi me CEO-n që fitoi kontratën 118.5 milionë USD
  • Aktualitet
  • Politike
  • Shqiperia

Edi Rama në Abu Dhabi me CEO-n që fitoi kontratën 118.5 milionë USD

Kruja.info April 21, 2026 2 min read

Rama zhvilloi të hënën një vizitë zyrtare në Abu Dhabi, ku përveç takimit me Presidentin Sheikh Mohammed bin Zayed, u takua edhe me CEO-n e grupit G42, Peng Xiao – përfitues i një kontrate të debatueshme pa tender për sistemin e kamerave “Smart City”, me vlerë 118.5 milionë dollarë.

Në takimin me Xiao-n, përveç kryeministrit Rama, morën pjesë edhe drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, deputeti Ulsi Manja dhe zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia – ky i fundit edhe zyrtari shqiptar që ka firmosur kontratën me kompaninë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

E pyetur nga BIRN, një zëdhënëse e Këshillit të Ministrave tha se takimi me kreun e G42 ka shërbyer për të “eksploruar dhe diskutuar mundësitë dhe potencialin e bashkëpunimit.

”Projekti “Smart City” parashikon vendosjen e mijëra kamerave inteligjente në hapësirat publike, përfshirë kamera për monitorimin e trafikut në rrugë, shkolla dhe pika kufitare.

“Smart City” është përfshirë në listën e projekteve me rëndësi kombëtare nga qeveria shqiptare dhe fillimisht parashikohej të kushtonte rreth 60 milionë dollarë. Megjithatë, kostoja e tij pothuajse u dyfishua në 118.5 milionë dollarë pa një shpjegim publik, ndërsa financimi pritet të mbulohet përmes një huaje nga Fondi për Zhvillim i Abu Dhabit.

Projekti do të zbatohet nga kompania Presight AI, pjesë e grupit G42, e cila ka ngritur shqetësime në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për lidhjet e saj me kompani kineze.

Në takim me delegacionin shqiptar ka qenë gjithashtu edhe Thomas Pramotedham, administrator i Presight AI.

Projekti është kontestuar gjithashtu nga ekspertë të të drejtave digjitale për rreziqet që paraqet për privatësinë e qytetarëve, për shkak të shkallës së gjerë të mbikëqyrjes në hapësirat publike./Reporter.al

Tags: Edi Rama Smart City

Post navigation

Previous Tim Cook jep dorëheqjen si CEO i Apple
Next Landi i “West Side Family” flet për humbjen e Dr. Florit dhe karrierën e gjatë muzikore

Të tjera

Blegtorët drejt falimentimit, Braçe interpelancë me ministrin e Bujqësisë
2 min read
  • Politike
  • Shqiperia

Blegtorët drejt falimentimit, Braçe interpelancë me ministrin e Bujqësisë

April 9, 2026

Reklama

 

Rreth nesh

Kruja.info është platforma lokale e lajmeve për Krujën dhe rrethinat, që informon publikun me zhvillimet më të fundit nga komuniteti, kultura dhe turizmi. Ajo promovon vlerat lokale dhe lidh qytetarët me zhvillimin e zonës, duke ndërtuar një komunitet më të informuar dhe aktiv.

Rreth Krujës

  • Pozita Gjeografike
  • Kultura
  • Sport
  • Transporti

Të tjera

  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
© 2026 Kruja.info – Të gjitha të drejtat e rezervuara.
SQ