TIRANË– Është ekzekutuar mbërmjen e djeshme me armë zjarri në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, pranë kthesës së Rinasit, brenda mjetit Iljaz Çali, 37-vjeç.
Ndaj tij është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me mjetin e tip “Land Rover” me targa AB 988 AS. Trupi i pajetë u gjet brenda mjetit i vetëm, por nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur.
Për këtë policia ka nisur hetimet dhe kontrollet në spitale për të plagosur. Makina rezulton në pronësi të Hekuran Xhixhës, nga Nikla e Fushë-Krujës, ku burimet për Report Tv thonë se ai e ka shitur mjetin në një pikë që jep makina me qira në zonën e Rinasit.
Pas ekzekutimit të të riut, mjeti me të cilin lëvizte ka ecur pa kontroll për disa metra dhe më pas ka përfunduar anës rrugës. Fillimisht u dyshua për aksident, por kur policia pa gëzhojat në vendin e ngjarjes, pa që ishte një atentat.
Iliaz Cali nuk rezulton një emër i panjohur për policinë. Më dy korrik të 2016-ës, pas grabitjes së parë të parave në Aeroportin e Rinasit, policia ka ushtruar kontroll në të gjitha banesat. Teksa ka kontrolluar banesën e Calit, ka gjetur 682 rrënjë kanabis. Policia për këtë rast vuri në pranga Xhemile Calin si dhe shpalli në kërkim djalin e saj Iliaz Calin, i cili u arrestua më vonë.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës për të kapur autorët. Në vendin e ngjarjes ka prani të madhe të forcave të policisë dhe ambulancës. Grupi hetimor po punon duke marrë të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.Janë ngritur pika kontrolli në Durrës, Elbasan e Lezhë për kapjen e autorëve
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

