
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
KRUJË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me gjendjen shëndetësore të të aksidentuarve në ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Tiranë.
Një automjet tip ‘Wolkswagen’ doli nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore dhe duke përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit të lënduar mbetën 5 persona, mes të cilëve edhe dy ishin fëmijë të mitur.
Mësohet se gjendja shëndetësore e 6-vjeçarit i cili mbeti i lënduar në aksident është rënduar në orët e fundit. Më parë humbi jetën një e moshuar 82-vjeçare e cila nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ndërkohë që drejtuesi i automjetit me inicialet A. B., 41-vjeç , i mituri tjetër dhe një 37-vjeçar i cili ishte pasagjer, ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."