
Nga e majta, Belinda Balluku dhe nga e djathta, Majlinda Dhuka.
TIRANË– Arben Ahmetaj dhe Zef Mazi janë shkarkuar nga detyra, duke u zëvëndësuar nga Belinda Balluku dhe Majlinda Dhuka.
Kështu, bëri të ditur kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të hëne, ku u shpreh se tashmë prioritetet e Shqipërisë janë kriza energjetike si dhe integrimi i vendit drejt Bashkimin Europian.
Konkretisht, Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre, duke zëvëndësuar Arben Ahmetajn, ndërsa Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.
“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.
Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre.
Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.”- njofton Rama.
.jpg)
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."