
Klodjan Loka, udhërrëfyes turistik në Muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës.
KRUJË– Deri më tani, Muzeun Historik Gjergj Kastriot Skëndërbeu në Krujë e kanë vizituar rreth 30 mijë turistë.
Kështu u shpreh në një koment për Kruja.info, udhërrëfyesi turistik i këtij Muzeu, Klodjan Loka.
Loka u shpreh se ky numër është dyfishi i vizitorëve të vitit të kaluar dhe trefishi i numrit te vizitorëve të 2020.
Kujtojmë që Muzeu Etnografik është i mbyllur deri në tetor të këtij viti për shkak të rikonstruksioneve që po bëhen.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."