TIRANË – Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme në Pallatin e kongreseve në Tiranë të gjithë kryebashkiakët e vendit, ku pritet të diskutohet mbi ecurinë financiare të qeverisjes vendore.
Sipas njoftimit, mbledhja do të nisë në orën 10:30, dhe mes të tjerash do të diskutohet për menaxhimin e sezonit veror dhe zgjedhjet e ardhshme.
Në mbledhje do të marrin pjesë gjithashtu ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, kryeministri Edi Rama, drejtori i Financave vendore, Fran Brahimi dhe përfaqësues nga ambasada zviceriane.

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

