DIBËR– Babë e bir të vrarë, një vetëvrasje dhe 2 të plagosur (babë e bir), ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, është ryzemea e një ngjarje të rëndë të ndodhur ditën e djeshme (12.10.2022), në Klos të Dibrës.
Liri dhe Kenado Shira, u vranë nga Fiqiri Mjeshtri, një pronar minierash në Dibër, teksa plagosi edhe Eglantin dhe Renadon Hasulës, pas konflikteve për një marrëdhënie të mundshme midis 2 kushërinjëve Kenado Shira dhe Renado Hasula (çuna tezesh), me vajzën 16-vjeçare të Fiqiri Mjeshtrit, autor i ngjarjes.
Kush ishte shkaku i konfliktit?
Sipas informacioneve dhe konfimimeve të para nga familjarët e autorit të ngjarjes, 17-vjeçari Kenado Shira, dhe djali i tezes së tij, Renado Hasula, prej një viti kishin lidhje me vajzën 16-vjeçare të Fiqiri Mjeshtrit.
Ky dyshohet se është shkaku i konfliktit midis 3 familjeve të cilat kishin lidhje gjaku me njëri-tjetrin, dhe pas mohimit të familjes Shira për të marrë gocën e Fiqiri Mjeshtrit, ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.
Dyshohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë vajza e Fiqiri Mjeshtrit së cilës i shkruante në rrjetet sociale djali i Eglantin Hasulës, çka ka sjellë edhe përplasjen e Liri dhe Kenado Shira me Fiqiri Mjeshtrin.
Burime bëjnë me dije se 17-vjeçari Renato Hasula i shkruante vajzës 16-vjeçare të Fiqiri Mjeshtrit në rrjetin social Instagram. Ky i fundit, së bashku me vëllezërit e tij Besnik dhe Fatmir Mjeshtri, shkuan të sqaroheshin në lokal.
Për t’i dhënë fund fjalëve që kishin nisur të përhapeshin në fshat, familja Mjeshtri u ka kërkuar familjes Shira që ta merrnin për nuse vajzën, e thënë ndryshe të lidhnin miqësi me njëri-tjetrin, e kështu historia do të mbyllej me “një fund të lumtur”.
Mirëpo, 17-vjeçari Kenado Shira (i vrarë) ka refuzuar që ta marrë të renë për nuse, duke thënë se ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale edhe me kushëririn e tij, djalin e Eglantin Hasulës, Renadon.
Çfarë tha vëllai i autorit?
Besnik Mjeshtri, vëllai i autorit Fiqiri Mjeshtri, ka treguar me detaje versionin e tij të historisë për masakrën e 3-fishtë në Klos, në një intervistë ekskluzive të dhënë për Report Tv. Ai ka rrëfyer se gjithçka ka nisur nga një mesazh që vinte nga një numër që nuk e njihnin nga Anglia, ku i ishte shkruar babait të vajzës, (autorit) se “vajzën e kishte të turpëruar”.
“Kjo është bërë me një mesazh. Një numër anonim i kanë çuar një mesazh që goca jote ka qenë e tronditur për disa ditë pasi ishte është ngacmuar nga 2 kushërinjtë”, ka treguar i vëllai.
Momentet para vrasjes dhe gjatë vrasjes
Besnik Mjeshtri ka rrëfyer fjalët që janë thënë në tavolinë, pak para se të ndodhte masakra në Klos.
“Morën Egli Hasullën me djalë, u ulën në tavolinë, diskutuan dy 17-vjeçarët Renato me Kenadin, dhe diskutuan, kaq mesazhe i ke çuar ti, kaq unë, çuni i Lirit it ha çunit të Eglit, ‘a e mban mend ca më ke thënë mua’, kur kanë ikur gocat në plazh, ‘ka qenë parukeria bosh, ka qenë S*** vetëm dhe t’i ke shkuar dhe ke takuar S***, dhe u zunë, baba i gocës ishte aty, tha ‘ca u bë goca ime që paska bërë gjithë këto’, dhe refuzuan që të bëjnë mik, Fiqiri tha ‘ia vë unë kapakun’, nuk e dija që kishte armë me vete, ‘goca ime paska qenë e dalme komplet’. Unë mendova se do qëllonte me dorë, kishte pas pistoletën të mundshme, ka qenë duke na vrarë të gjithëve, unë thashë ‘ik se armë’, pastaj kam parë që Liri u shtri në karrige, Egli u cu dh era me kokë te një vazo lulesh dhe kam shkuar dhe të gjithë më kanë thënë ‘ik’, nuk isha për luftë”, tha ai.
Besniku tregon se 17-vjeçari ka qenë gjallë fillimisht, por është qëlluar më pas sërish me armë zjarri nga Fiqiriu, deri sa të nxirrte shpirt.
‘17-vjeçari ishte më poshtë. Ishte larg Eglit ishte 5 metra te një kazan plehrash. Ai ka qenë gjallë edhe ka qenë i plagosur. E pa gjallë dhe ka shkuar djalit i ka rënë sërish, i tha ti nuk jeton më. Nuk di të fsheh asgjë. Kam parë tmerr. Jam shumë i tronditur. Unë duke bërtit. Ka kryer krimin dhe është larguar në këmbë. Ka ikur në këmbë vëllai… Bërtisnin me të madhe!’- u shpreh Mjeshtri.
Vetëvrasja e autorit dhe biseda e fundit me vëllezërit
Më pas, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, në një drejtim të paditur. Në bashkëpunim më policinë, Besnik Mjeshtri ka telefonuar vëllanë e tij, duke i kërkuar që të dorëzohet e duke i thënë se “hajd se burgun e mbaron”, mirëpo, Fiqiriu i tronditur, siç tregon i vëllai dhe kërkoi që të fliste edhe më vëllanë tjetër, Fatmiri, që ishte prezent ku i la amanet që të kujdesej për fëmijët dhe i tregoi se ku ishte fshehur. Fjalët e fundit që Fiqiri Mjeshtri u la vëllezërve të tij nga ana tjetër e telefonit e më pas ja shkrepi vetes me armë ishin “Amanet fëmijët”.
‘Si përfundim vjen policia dhe i thashë të vini, nuk kam punë as me polici as me gjë. Hajdeni u thash bëni kontroll ku të doni. Më thotë shefi Gëzim Murrani, aman lidhu me të. I thash ku je? I thash hajde dorëzohu se burgu mbarohet! Bëhu burrë e hajde këtu! Ishte i tronditur… Ka fol Gëzim Murrani me të, pastaj ma kaloi mua telefonin… E më thotë amanet kalamajtë të kesh amanet kalamajtë… I thash hajde se nuk do të lem në rrugë. Amanet edhe një herë fëmijët… Foli dhe me Fatmirin, ky filloi duke qarë. E vrau veten me tha Fatmiri… Kemi dëgjuar në telefon kur vrau veten. Pak para se të vriste i thotë ku je mor burrë, jam tek Livadhi i Sevbramit. Kur ka krisur arma e kanë gjetur aty të vdekur.’- u shpreh Besnik Mjeshtri.
Pas arrestimit, Policia liron 2 vëllezërit e autorit
Policia e Matit ka liruar nga burgu vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit, autorit të dyshuar për vrasjen e babë e bir dje në Klos dhe plagosjen e dy të tjerëve, ndërkohë që pas ngjarjes ai vrau veten.
Bashkim dhe Besnik Mjeshtri u shoqëruan ditën e djeshme në Polici pasi kishin qenë prezent në vendin e ngjarjes por sipas uniformave Blu nuk kishin për asgjë për të ndaluar konfliktin që çoi në vrasjen e babë e bir.
Zia pllakos 2 familje në idealin për mbrojtjen e nderit
Zia ka pllakosur fshatin Fullqet, banesën e familjes Shira, e cila ka hapur dyert e mortit pas vrasjes së djalit të vetëm 17-vjeçarit, Kenado Shira dhe babait të tij Liri Shira. E njëjta panoramë e trishtë paraqitet edhe në fshatin Dars, në banesën e Fiqiri Mjeshtrit, vend ku 39-vjeçari i dha fund jetës pak pas vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes së Eglantin dhe Renado Hasulës.
E gjithë kjo ngjarje, tregon edhe njëherë mentalitetin dhe patriakalizmin që familjet shqiptare përjetojnë ende, e që shkojnë aq thellë në skutat e krenarisë dhe thashethemeve të të tjerëve, sa shkaktojnë viktima, të vrarë e gjakmarrje të paimagjinueshme.
Çfarë thonë të afërmit?
Banorët e zonës janë shprehur për mediat se familjet kanë pasur lidhje gjaku me njëri-tjetrin. Kjo është konfirmuar edhe nga vëllai i Fiqiri Mjeshtrit, autori i ngjarjes.
“Unë di si familje, i ati ka qenë shumë njeri pozitiv, ka pas punuar në Norgvegji me letra dhe gjithë pasurinë e kishte investuar këtu, dhe ka pas një djalë të vetëm, Kenado. Ka mbaruar shkollën profesionale. Familja Mjeshtri, madje e di që binin edhe gjak,”- thotë njëri.
“Ato janë gjak, janë të dytit kushëri,”- thotë një tjetër banor.
“Jemi gjak e milet, të atin e çunit, Lirin, e njoh, ndërsa çunin nuk e njoh, jam habitur, se gjak të afërt tjetri, gjak këto, kështu shkuan punët,”- thotë një i afërm.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

