Albanopoli është një qytet ilir, qendër e fisit të Albanëve. Përmendet për herë të parë në mesin e shekullit të dyte nga Ptolemeu. Mendohet se ai ngrihej aty ku janë sot rrënojat e qytetit ilir të Zgerdheshit në Krujë. Emri i tij do të thotë qytet i Albanëve. Gërmimet dëshmojnë se është zhvilluar mbi bazën e një vendbanimi protourban. U shndërrua në qytet në fundin e shek IV P.K.
Por studjuesi Avni Koldashi thotë se gjatë një studimi ka zbuluar disa harta që vërtetojnë se Albanopolisi është në Kukës dhe jo në Krujë. Sipas tij, hartat e gjetura, e shënojnë qytetin antik Albanopolis në rrjedhjen e majtë të lumit Drin i zi dhe pikërisht ne vendin ku ka qen Ujmishti i vjetër, sot fshati Tejdrine i Njësinë Administrative Ujmisht.
Koldashi tregon 8 arsye mbi të cilat mbështet hipotezën e tij:
1. Keto harta nuk jane sajesa. Janë ekzistente. Nuk mendoj që autorët e tyre te kenë bërë lajthitje të tilla, pra eshtë e saktë.
2. Janë shumë te vjetra që i përkasin periudhës Romake ose Bizantine, nuk jemi në gjendje t’i vërtetojë plotësisht. Emertesat janë latinisht.
3. Po te shikosh rrjedhen e Drinit te zi dhe bashkimin me Drinin e bardhë është një distancë logjike në mes te Dibrës dhe ku takohen dy drinat me ate qe unë mendoj.
4. Po te shikohet me vemendje kthesa qe merr Drini i zi ne vendin e quajtur Kepi i Skavicës deri ne Surroj, pikërisht në harkun e kesaj kthese është vendosur vendbanimi Albanopolis.
5. Kjo hartë gjithashtu për herë të parë hedh dritë mbi emrin shqiptar te qytetit Dibrës, në një hartë. Serbët e kanë quajtur zyrtarisht Debar , në fakt harta e jep shqip Debora.
6. Keto harta i kam marrë nga një portal serioz i një studiuesi shqiptar, Studiuesja Znj. Luljeta Rakipi, e cila ka hedhur për publikun shumë harta te vjetra te gadishullit Ilirik në teresi pa qellim objektin që unë trajtoj.
7. Gjithashtu jam konsultuar edhe me Ing. Agim Hasalamin, i cili prej rreth 20 vitesh merret me hartat shqiptare ne terren. Edhe Ing.A.Hasalami , duke krahasuar dy hartat antike me hartat sot, është i po këtij mendimi si dhe unë; që Qyteti antik ALBANOPOLIS sipas këtyre hartave i bjen të jetë Ujmishti i vjetër.
8. Unë nuk jam përfundimisht i bindur, pasi fjala e fundit ju takon Akademikëve te fushës, përkatese të cilëve shumë shpejt do t’ju ve ne dispozicion hartat në fjalë. Por gjithsesi ja vlen të besohet dhe të diskutohet.
/Kruja.info/
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."