Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • Deputetja e Krujës: Qendra Shëndetësore Idriz Tali pa kushte

Deputetja e Krujës: Qendra Shëndetësore Idriz Tali pa kushte

Kruja.info 2 vjet ago 3 min read

KRUJË– Deputetja e Krujës, Andia Ulliri ngriti shqetësimin se infrastruktura mjekësore e Qendrës Shëndetësore Idriz Tali Fushë-Krujë ka mangësi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Ulliri tha se mungesa e kushteve rrezikon shëndetin e sigurinë e pacientëve, ndaj ka kërkuar informacion nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me këtë shqetësim.

Në një deklaratë për mediat, Ulliri tha duhet menjëherë përmirësim i infrastrukturës dhe pajisje mjekësore të reja.

Deklarata e plotë:

Sot dorëzova në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për informacion mbi situatën urgjente në lidhje me kushtet e mjerueshme të Qendrës Shëndetësore Idriz Tali Fushë Krujë.

Si deputete përfaqësuese e zonës jam vënë në dijeni për mangësi të  konsiderueshme në infrastrukturën e Qendrës Shëndetësore, mangësi që paraqesin pengesa të mëdha për ofrimin efikas të shërbimeve thelbësore të kujdesit shëndetësor, duke ndikuar në mënyrë kritike në mirëqenien e qytetarëve tanë.

Këto kushte jo vetëm që rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e pacientëve, por gjithashtu ndikojnë në besueshmërinë dhe efikasitetin e sistemit tonë shëndetësor.

Vendndodhja Qendrës Shëndetësore paraqet sfida dhe shumë përgjegjësi, pasi ajo shërben jo vetëm si një qendër e kujdesit parësor shëndetësor për banorët e Fushë Krujës, por edhe si një pikë kritike aksesi për kujdesin urgjent mjekësor.

E vendosur përgjatë aksit të Rrugës së Laçit, Fushë Krujë, Qendra Shëndetësore kërkon një nivel më të lartë gatishmërie për të trajtuar jo vetëmshqetësimet rutinë mjekësore, por edhe urgjencat e paparashikuara që vijnë nga aksidentet automobilistike.

Pavarësisht përpjekjeve të personelit të kujdesit shëndetësor, infrastruktura dhe burimet ekzistuese në Qendrën Shëndetësore janë të pamjaftueshme për të përballuar kërkesat e vendosura mbi  të.

Ndaj sot me këtë shkresë i jam drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përdomosdoshmërinë e investimit në këtë Qendre Shëndetësore për të përmirësuar infrastrukturën dhe mundësimin e pajisjeve mjekësore të reja.

Në emër dhe të qytetarëve dhe vetë stafit mjekësor kërkoj informacion për këtë pyetje:

1.A është bërë ndonjë vlerësim në lidhje me rreziqet e mundshme që paraqet gjendja aktuale e Qendrës Shëndetësore Idriz Tali për

shëndetin dhe sigurinë publike?

2. A ka ndonjë iniciativë apo program ekzistues brenda Ministrisë që synon mbështetjen e rinovimit apo modernizimit të objekteve shëndetësore? Nëse po, a është Qendra Shëndetësore Idriz Tali pjesë e këtij programi?

3. A mund të japë Ministria një afat kohor se kur mund të fillojnë punimet e rinovimit, duke pasur parasysh urgjencën e situatës?

Fatkeqësisht premtimi i ofrimit të mjekësisë falas, përveç propagandës nuk i ka ardhur në shërbim asnjë qytetari shqiptar, raste si kjo Qendër Shëndetësore janë shqetësimi real i qytetarëve. Shëndetësi duhet të jetë gjithmonë mbi politikat e ditës, duhet të jetë garanci shërbimit për secilin nga ne!

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Andia Ulliri Idriz Tali

Continue Reading

Previous: 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi i Krujës”
Next: Vidhen 2 makina në Tiranë, Policia i gjen në Fushë-Krujë

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech