
KRUJË– Disa mjete janë vjedhur javën e fundit në Tiranë, të cilat dyshohet se do të përdoren për ngjarje kriminale.
Burime për Report TV bëjnë me dije se në kryeqytet para 3 ditësh janë vjedhur dy Range Rover, në lagje të ndryshme.
Policia e Tiranës i ka gjetur dy makinat e fundit që u vodhën, një në Fushë-Krujë dhe tjetra në Thumanë. Makinat ishin të parkuara në rrugë. Hetuesit ende nuk kanë arritur në zbulimin e autorëve.
Në lidhje me këtë fenomen drejtori i Policisë së Tiranës, Tonim Vocaj, ka bërë një mbledhje urgjente me vartësit deri në 03.30 të mëngjesit, ku kanë analizuar provat në lidhje me grabitjet e fundit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."