
Deputeti i Krujës Denis Deliu dhe deputetja kosovare Ganimete Musliu.
KRUJË– Sot festohet 78-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane.
Deputeti i Krujës Denis Deliu dhe Kryetarja e Komisionit për Inteligjencë dhe Siguri të Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Krujë, aty ku prehen eshtrat edhe të Shote Galicës, heroinës së paharruar.
Deputeti Deliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ngriti figurën e Heroinës Shote Galica dhe gjithë dëshmorëve të Kombit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."