
Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, shfaq flamurin shqiptar.
DUBAI – Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar mbrëmjen e sotme.
Në nder të 28 nëntorit, ditë që përkon me 110-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar, tek ndërtesa është projektuar flamuri kombëtar.
Burj Khalifa, e ndërtuar në vitin 2010, herë pas here ndryshon edhe pamjen e jashtme për të përcjellë mesazhe të rëndësishme, si ky për Shqipërinë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."