Muzeut Historik Kombëtar "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
KRUJË– Teksa kemi hyrë në sezonin e ri turistik, Muzeu ka bërë të ditur oraret, çmimet e biletave si dhe lehtësirat online për të gjithë ata që duan ta vizitojnë.
Sipas një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, gjatë sezonit turistik në Shqipëri, duke filluar nga data 15 maj 2022 dhe deri më datë 30 shtator 2022 ky muze do të jetë i hapur për vizitorët çdo ditë të javës në orarin 09:00 -18:00.
Po ashtu, çmimet e biletave në sportel për të vizituar Muzeun Historik Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” janë:
- Biletë individuale për vizitorë vendas dhe të huaj: 500 lekë
- Biletë për grupe mbi 12 persona, vendas dhe të huaj: 400 lekë
- Biletë e reduktuar për kategori të ndryshme në masë 50 %: 250 lekë
- Biletë e reduktuar për studentë dhe fëmijë 12-18 vjeç në masë 70 %: 150 lekë
- Për fëmijët nën moshën 12 vjeç hyrja është falas.
Gjithashtu, ju mund të rezervoni edhe nga shtëpia biletën tuaj, thjesht me një klik në www.myticket.al
Çmimi i biletave online Muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu
- Biletë individuale: 400 lekë
- Biletë për grupe mbi 12 persona: 300 lekë
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

