Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Sport
  • Cela për Kruja.info: E vlerësojmë Kukësin, por ne fitojmë

Cela për Kruja.info: E vlerësojmë Kukësin, por ne fitojmë

Nderim Goci 3 vjet ago 2 min read

Trajneri i Kastriotit Emiljano Çela.

Skuadra krutane u ka dhënë fund përgaditjeve për ndeshjen kundër Kukësit, që do të zhvillohet sot në mesditë, në stadiumin e Kamzës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Ndeshja përvec se ndeshje e rradhës, afërsia në renditje që kanë skuadrat me njëra-tjetrën e bën ndeshjen e së dielës shumë interesante.

Fitorja e arritur ndaj verlindorëve, në transfertë, është e vetmja për skudrën krutane që ka arritur deri më tani. Marrja e tre pikëve në transfertën e vështirë të Kukësit, hapi rrugë, formacionit krutanë, të marrë disa rezultate pozitive, ku më të spikaturat janë barazimet me dy skuadrat e kryeqytetit, Tirana dhe Partizani, në transfertë.

Rezultatet e arritura, me këto skuadra, kanë ardhur si rezultat të lojës plot nivel, duke qenë në momente të caktuara dhe afër fitores. Ndeshja ndaj Kuksianëve po pritet me shume interes në opinion sportiv të qytetit të Krujës dhe pse skuadra e tyre e zemrës, prej vitesh është detyruar të luajë në një stadium tjetër, prezenca e tyre dhe në këtë ndeshje ka të ngjarë të jetë e konsiderueshme.

Numri një i pankinës krutane, Emiljano Cela, në prononcimin e dhënë Kruja,Info flet me tone optimste, për prag ndeshjen ndaj kuksianëve.

“Skuadra është në formën e saj më të mirë. Futbollistët kanë bërë përgaditjet e duhura për ta përballuar me suksese ndeshjen kundër Kukësit.”,- shprehet mes të tjerash, trajneri krutan.

Pavarësisht luhatjeve në rezultatet e arritura, kohët e fundit, për numrin një të pankinës krutane, Kukësi mbetet një skuadër e respektuar, e përbërë me elementë cilësor që të hapin punë në cdo moment.

“Kukësi pavarësisht luhatjeve që ka patur kohët e fundit, mbetet një skuadër e respektuar dhe vlerësimi do të jetë maksimal. Ka futbollistë cilësor që të hapin punë në cdo moment. Ajo që më bën optmist është se skuadra jo vetëm që është e plotë por dhe etur për të marrë tre pikët ndaj rivalit.”,- shprehet ne fund të komentit të tij, trajneri krutan.

Në ndeshjen e sotme ndaj Kukësit, skuadrës do ti mungoj Rami i penalizuar. Ndërsa për shkodranin Edon Hasani dhe pse gjendja e tij ka qenë më stabile, do të jetë dita e dielë që do të vendoset nesë do të jetë në planet e trajnerit krutan.  

Formacioni i mundshëm:

Sali, Stojanovic, Selmani, Karakaci, Malaj, Kodra, Onanunga, Greca, Marinaj, Zogaj. Morbeck 
Trajner: E. Cela 

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Emiljano Çela Kastrioti Kukësi

Continue Reading

Previous: PL dhe Rithemelimi përfundojnë marshimin përpara kryeministrisë
Next: ARRSH trajnime me nxënësit e shkollës “Gjergj Kastrioti” në Krujë për sigurinë rrugore

Të tjera

Iliria e Fushë-Krujës merr trofeun, ngjitet në Kategorinë e Parë
1 min read

Iliria e Fushë-Krujës merr trofeun, ngjitet në Kategorinë e Parë

Sala: Meritonim më tepër
1 min read

Sala: Meritonim më tepër

Sala:  Ta mbyllim me fitore
1 min read

Sala:  Ta mbyllim me fitore

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech