Ndryshe nga një javë më parë, në ndeshjen ndaj Lacit, këtë herë trajneri i skuadrës krutane Emiljano Cela, është parë shumë entuziast.
Fitorja e arritur me të tilla shifra ka kthyer qetësinë në kampin krutan. Në konferencën për shtyp dhënë mediave të ndryshme, trajneri Cela, pohoi se kjo fitore na shërben moralisht për të përballuar me suksese ndeshjet e ardhëshme.
“E rëndësishme është se skuadra ju rikthye fitores. Pas humbjes së pësuar ndaj Lacit një javë më parë, kjo e sotmja sikur shfrymë dufin e asaj humbje. Skuadra ka funksionuar mirë në të gjithë drejtimet, por vënd për përmisime ka. Ajo që më bën optimist është se skuadra nga ndeshje në ndeshje po përmisohet. Duhet të tregohemi të kujdeshëm në ndeshjet e ardhëshme, duke filluar nga ndeshja e ardhëshme ndaj Erzenit në Durrës. Një humbje na zbret poshtë në rënditje. Kam besim te futbollistet se do të dijnë tregohen dinjitoz në cdo ndeshje” shprehet mes të tjerash trajneri i Kastriotit, Emiljano Cela.
Pas kësaj fitorjeje, skuadra e Kastriotit rënditet në vëndin e pestë me 13 pikë me goleverazh 7-6. Duhen pritur dhe dy ndeshjet e fundit qe do të luhen nesër që rënditja të marrë formën e duhur. Në Rrogozhinë, Eganita do të presë Partizanin, ndeshje e cila do të startojë duke filluar nga ora 14:00 dhe në Selamn Stërmasi, në të njejtën orë, Tirana do të presë Kukësin.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

