Sapo ka përfunduar ndeshja e parë e javës së gjashtë të kampionatit të superiores.
Bylis ka shpartalluar Erzenin me rezultatin e thellë 4-1. Një ndeshje e komanduar nga fillimi deri në fund nga skuadra vëndase e cila pas kësaj fitorjeje është përkohësisht në vendin e dytë të rënditjes.
Fillimisht është mesfushori i ardhur nga Vora, falë një goditje me kokë në qendër të zonës kalon skuadrën e tij në avantzh.
Më pas loja është nën ritmin e ballshiotëve dhe Kacorri në të 24 ‘, ka dyfishuar rezultatin e ndeshjes, në favor të skuadrës së tij.
Dy golat e tjerë të ndeshjes janë shënuar në pjesën dhe mbajnë firmat e nigerianit Beji në të 58′ dhe në 89′ Souza Ferrera.
Më parë për shijakasit, shënoi braziliani Enck në të 70′. Pas pak, në Niko Dovana të qytetit të Durrësit do të nisë ndeshja e dytë e kësaj jave, mes Teutës – Vllaznisë
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

