 
                Foto ilustruese, montazh
KRUJË– Një banesë është djegur plotësisht nga flakët e zjarrit ditën e sotme në Krujë.
Sipas Policisë, rreth orës 12:00, në fshatin Miliska, Krujë, në banesën e shtetasit Ndue Pjetri, ka rënë zjarr për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit.
Si pasojë është djegur plotësisht banesa. Nuk ka dëme në njerëz.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."


 Kruja.info
                    Kruja.info                 
         
        