Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
KRUJË– Policia e Krujës në bashkëpunim me Policinë Rrugore kanë finalizuar operacionin e koduar “Luzi”, për goditjen e një rasti të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Policia, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, në fshatin Luz, Fushë-Krujë, u bë e mundur kapja dhe arestimi në flagrancë i shtetasit L. H., 32-vjeç, banues në Tiranë.
Në automjetin që po drejtonte ky shtetas ishin pasagjerë 6 emigrantë të paligjshëm, të cilët 32-vjeçari po i ndihmonte, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."