Trajneri i Ilirisë, Fatmir Sala.
Iliria nuk shkoi më shumë se barazimi në ndeshjen e së shtunës ndaj Naftëtarit, që aktualisht mban vëndin e parë në grupin A, të kategorisë së dytë.
Trajneri i Ilirisë, Fatmir Sala, në prononcimin e dhënë Kruja.Info, pohon se skuadra e tij ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, duke qenë më lart se kundërshtari.
“Meritonim të fitonim ndeshjen ndaj kucovarëve. Krijuam jo vetëm volum loje, por dhe raste të pastra për shënim. Madje padrejtësisht na u mohua dhe një gol, që për habinë e të gjithëve u anullua. Vendime të tilla e shëmtojnë lojën e bukur të futbollit dhe dekurajojnë futbollistët në ndeshjet e ardhshme”,- thotë mes të tjerash trajneri fushëkrujas, Fatmir Sala.
Nga dita e djeshme skuadra ka vijuar përgaditjet për ndeshjen e rradhës ndaj Vorës, që do të zhvillohet në stadiumin e sapo përuruar të kësaj qyteze.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

