Shënimi i autogolit, në minutat shtesë la shije të hidhur jo vetëm te ekipi, por dhe te sportdasësit krutanë të cilët nuk munguan as në ndeshjen ndaj kukësianëve.
Skuadra e Celës e dominoi ndeshjen duke krijuar dhe raste të pastra për shënim. Një fakt të tillë e pranon dhe mesfushori Edon Hasani.
Në prononcimin e dhënë gazetës Panorama Sport, 32 vjecari shkodran shton se:
“Skuadra zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke qenë superior ndaj një që në gjirin e sajë ka futbollistë cilësor. Krijuam jo vetëm volum loje, por ajo u shoqërua dhe me raste të pastra për shënim. Një rezultat i tillë na mërziti shumë, por kjo është pjesë e fatit. Një fitore do na afronte më shumë me skuadra e tjera në rënditje.”
Në vijim të pronocimit të tij, mesfushori i njohur, analizon ndeshjet e skuadrës së tij, që në 12 javë të kampioantit, pozicionohet në vëndin e gjashtë me 15 pikë dhe me golverazh 9:8.
“Duhet pranuar se kemi bërë dhe hapa fals. Me lojrat që kemi zhvilluar meritonim të ishim më mirë në rënditje.Grupi është shumë i mirë. Kemi fatin të kemi dy trajner si Emiljano Cela dhe Bekim Kuli që jo vetëm na qëndrojnë afër por dhe na motivojnë në fushën e lojës.” thotë mes të tjerash, mesfushori krutan.
Në vazhdim, shkodrani Hasani, parashikon një kampionat të fortë dhe të vështirë, skuadrat sipas tij janë afër më njëra tjetrën. Lufta për fitimin e titullit kampion dhe ajo për ti shpëtuar rënies nga kategoria do të jetë shumë e fortë.
“Nga java në javë, kampionati po bëhet mjaft i bukur dhe tërheqës. Lufta e fortë sportive për fitimin e titullit kampion ashtu dhe për qëndrimin në Superligë do të jetëe vështirë. Duhet shumë punë dhe kemngulje dhe ndeshjet duhen vlerësuar në maksimum.” shprehet ne fund të prononcimit të tij, mesfushori Edon Hasani.
Pas përfundimit të ndeshjes me Kukësin që u zhvillu ditën e shtunë, drejtuesit vendosen që futbollistëve t’ju jepen disa ditë pushim.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

