KRUJË- Policia e Krujës ka arrestuar ditën e sotme një 31-vjeçar pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Policia njofton se është arrestuar shtetasi me iniciale V. M., 31-vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

