
Foto ilustruese. Arkiv
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 30-vjeçar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Policia bën të ditur se është arrestuar shtetasi F. D., 30-vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."