Foto ilustruese.
KRUJË– Policia e Krujës ka reaguar në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë, ku humbi jetën një 20-vjeçar.
Në aksin rrugor “Larushk – Fushë Krujë”, shtetasi Haxhi.D., 19-vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga ky aksident, shtetasi Mirjan Tema, rreth 20-vjeç, pasagjer në këtë automjet, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

