Pamjet e makinës së aksidentuar. Foto Ballkanweb.
KRUJË– Një aksident me pasojë vdekjen e një 19-vjeçari ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë.
Një autoveture tip “Smart”, e cila drejtohet nga Haxhi.D., 20-vjeç ka dalë nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit zezë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri Mirjan Tema 19-vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është nisur drejt Tiranës në gjendje shoku.
Shkak i aksidentit mësohet të jetë shpejtësia dhe një kthese e fortë në këtë rrugë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

