Foto ilustruese. (Arkiv)
KRUJË- Një aksident ka ndodhur para pak mintuash në rrethrrotullimin e Thumanës.
Policia njofton se shtetasi Sh. K., 36-vjeç, ka humbur kontollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me trafik ndarësen.
Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

