
Foto ilustruese
DURRËS- 2 aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur pasditen e sotme në Durrës.
Policia njofton se rreth orës 17:45, në lagjen Nr.11 Durrës, një automjet ka aksidentuar këmbësorin e mitur N. K., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, rreth orës 18:15, në aksin rrugor Maminas-Marikaj, një automjet me drejtues shtetasin M. S., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor R. S., rreth 73 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."