Foto ilustruese. (Arkiv)
KRUJË– Një 54-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Krujë.
Sipas Policisë, shtetasi me iniciale A.B., 54-vjeç, banues në Krujë, u arrestua pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasen L. H., 66-vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

