
Foto ilustruese.
DURRËS– Një tërmet ka goditur ditën e sotme qytetin bregdetar të Durrësit.
Sipas EMSC tërmeti ka qenë 3.5 ballë i shkallës rihter. Epiqendra e saj ka qenë 3 km në largësi të Durrësit dhe 30 km nga Tirana, ndërsa thellësia 10 km.
Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në Durrës e Kavajë, e nuk dihet akoma nëse dridhjet kanë prekur edhe kryeqytetin.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."