Foto ilustruese.
KRUJË– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:45, në Fushë Krujë.
Policia thotë se një automjet me drejtues shtetasin V. B., 33 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtuese shtetasen F. S., rreth 45 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

