Me humbjen e pësuar ndaj Velecikut, me rezultatin e thellë 5-0, skuadra e Iirisë ka regjistruar deri më tani humbjen më të tellë në kampionat.
Trajneri i Ilirisë, Fatmir Sala në një prononcim dhënë për Kruja.Info, pohon se skuadra nuk ishte në ditën e sajë më të mirë. “Humbja me të tilla shifra, tregon qartë se skuadra nuk ka pas impenjimin e duhur.
Futbollstët ishin nën mundësitë e tyre duke dalë dhe nga detyrat taktike. “Pavarësisht humbjes së pësuar, skuadra e Ilirisë ende ruan vëndin e shtatë në rëditje me 19 pikë, tri më shumë se Murlani, kundërshtari i rradhës së fushë krujasve.
“Këtë javë presim në fushën tonë Murlanin dhe marrja e tre pikëve do të jetë i vetmi objkektiv për ne si e vetmja alternativë për t’ju shpëtuar ndeshjeve të Play out” thotë në fund të prononcimit, trajneri fushë krujas.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

