KRUJË– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:15, në aksin rrugor Thumanë-Borizanë, Krujë.
Policia njofton se një automjet me drejtues shtetasin A. S., 37 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor A. X., 70 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A. S, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Krujë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

