
Bashkia Krujë.
TIRANË – Teksa partitë politike në vendin tonë po bëjnë përgatitjet e fundit për tu futur në zgjedhjet vendore të 14 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka vijuar me procedurat përkatëse.
Pak më parë janë publikuar numri i këshilltarëve publik për bashkitë dhe qarqet e vendit. Me anë të një postimi në ‘Facebook’, KQZ thekson se numri i madateve për Këshillat Bashkiakë, do të jetë 1 603 .
Në qarkun e Durrësit do të garohet për 3 bashki, ajo e Durrësit, Krujës dhe Shijakut. Përkatësisht këto institucione do të kenë Bashkia Durrës 51 këshilltarë, Bashkia Krujë 31 këshilltarë, Bashkia Shijak 21 këshilltarë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."