Foto ilustruese.
KRUJË– Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë.
Policia njofton se shtetasi T. M, rreth 60 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dal nga rruga.
Drejtuesi i automjetit shtetasi T.M, ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

