
BRUKSEL– Autoritetet në Belgjikë kanë dënuar në mungesë me 12 vite burg nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Ramazan Rrajën.
Hetuesit belgë përgjuan Rrajën teksa fliste me një person tjetër për konteiner me banane ku kishte drogë. Grupit kriminal i janë sekuestruar 57 kg kokainë në Belgjikë, 50 kg kokainë në Holandë dhe 80 kg në Romë. Rraja është gjobitur dhe me 40 mijë euro.
Gjatë gjykimit, Prokuroria Publike e cilësoi grupin si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës. Sipas dosjes së prokurorisë belge, banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antwerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Europën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi.
Gjithashtu, kjo organizatë kriminale kryente pastrimin e parave përmes një zinxhiri restorantesh në shuma që arrinin deri në 11 milionë euro. Sipas prokurorisë belge biznesmeni letonez në nëntë muaj kishte udhëtuar në 14 vende, kryesisht brenda Europës, por edhe në Kolumbi, Ekuador si edhe Republikën Domenikane.
Ndërkohë nga operacioni i kryer për arrestimin e anëtarëve të kësaj bande, policia gjeti qindra foto të stilit të jetesës luksoze, ku sipas mediave belge, vetëm ora ‘Richard Mille’ që mban Ramazan Rraja kushton 665 mijë dollarë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."