Trajneri i Ilirisë, Fatmir Sala.
Ka zhvillime pozitive në rradhët e skuadrës së Ilirisë. Sipas trajnerit fushë krujas, Fatmir Sala, gjatë këtyre ditëve skuadrës së Ilirisë janë bashuar katër futbollistë.
Bëhet fjalë për Brajan Marku, A. Nikolla, Jurgen Pasmaciu, Kapllan Xhabafti. Futbollistët e sapo ofruar luajë në reparte të ndryshme dhe mendohen t’i shërbejnë skuadrës në fazën e dytë të kampionatit, që starton në fund të muajit Janar.
“Për futbollistët e përfshirë në skuadër është akoma shpejt për të dhënë një vlerësim përfundmtar. Në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Beslidhjes, prezantimi i tyre ishte i mirë, por me duhet dhe pak kohë për të dhënë një vlerësim më objektiv” shprehet mes tjerash, trajneri i Ilirisë, Fatmir Sala.
Ndërkohë skuadra në fundjavë do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore. Këtë herë përballë Ilirisë, do të jetë Tërbuni i Pukës. Ndeshja më pukjanët do të jetë e dytë për formacionin fushë krujas. Të shtunën ato u mundën nga Beslidhja me rezultatin 2-0.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

