DURRËS– Prefektura e Durrësit, nën drejtimin e Prefektit Emiljan Jani, ka ogranizuar një takim për mjedisin, mbrojtjen dhe menaxhimin.
Të pranishëm ishin N/Kryetari i Bashkisë Durres Renis Mullaj, N/Kryetarja e Bashkisë Shijak Shpresa Domi, Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore Dritan Allajbe, Dr i Ndërmarjes Pastrimit Durrës Leonard Hakaj, Dr.Ndërmarjes së Pastrimit Plazh Alfred Dhuli, Drejtori i Rrugëve Bashkia Durrës Aljon Hysko, Drejtori i Policisë Bashkiake Vasip Çopa, – Pegjegjes/Sektori i Pyjeve nga Bashkia Krujë Fehmi Mahmutaj, Pergj Sektori nga Dr/Sherbimeve Bashkia Kruje Roland Daja, Pergj Sektori i Emergjencave Civile Bashkia Krujë Xhavit Mullahi, Perfaqësuaes nga ADZM Naim Herri, Abdulla Hasanaj, Dr e Zyrës Vendore Arsimore Durrës Amarilda Thërmija, Dr e Zyrës Vendore Arsimore Krujë Dorina Laçi, Dr e Zyrës Vendore Arsimore Shijak Blerina Keçi.
Të pranishmit bënë një pasqyrim të punës, informuan për rezultatet konkrete si dhe zhvilluan diskutime të hapura mbi problematikat e hasura, ku dhanë sugjerimete tyre me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të reja në funksion të përmirësimit dhe rritjes së efikasitetit në punën e tyre të përbashkët.
Takimi u fokusua në disa çështje në funksion të përmirmirësimit të punës dhe angazhimit në drejtim të mbrojtjes së mjedisit si më poshtë:
•Aksioni i pastrimit përgjatë vitit 2023 në territorin e Qarkut Durrës – Plani i veprimit dhe informacioni që do të përcillet nga strukturat përgjegjëse.
•Menaxhimi i mbetjeve në të tre bashkitë (fondet e planifikuara për këtë qëllim)
•Zbatimi i Udhëzimit Nr. 1, datë 24.03.2022 të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, “Për nevoja të mbrojtjes së mjedisit, parandalimin e ndotjes në mjedis dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, caktimin e ditës pa makina”, i cili përcakton si ditë pa makina të dielën e parë të çdo muaji, nga Bashkitё Durrës, Shijak dhe Krujë, nismë kjo që synon ndërgjegjësimin e qytetarëve së pari për një mjedis më të pastër nga CO2, si dhe për të promovuar përdorimin e mjeteve alternative të transportit jo vetëm për mbrojtjen e mjedisit por dhe për të kursyer karburantin.
•Rivitalizim (mbjellja e pemëve) në territorin e bashkive respektive.
•Angazhimi i shkollave në aksione pastrimi në bashkëpunim edhe me OJF të ndryshme.
•Angazhimi i strukturave në ndërgjegjësimin e komunitetit dhe nxënësve në fushata ndërgjegjësimi për të eleminuar qeset plastike.
Prefekti në fjalën e tij falenderoi gjithë të pranishmit për kontributin e dhënë gjatë vitit 2022 për realizimin e aksionit 1-vjeçar të pastrimit si dhe në të njëjtën kohë kërkoj angazhim maksimal të strukturave përgjegjëse në derjtim të pastrimit të territorit, në vazhdimsi.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

