Santiago Selmani.
Për shkak të zhvillimit të kampionatit botëror, që do të startoj ditën e dielë si te gjitha skuadrat e kampionatit të Superligës dhe skuadra krutane, ka vijuar pushimet, për tu rikthyer në seancat stërvitore, në fillim të javës së ardhshme.
Shumë futbollistë këtë përiudhë pushimesh, kanë preferuar të zhvillojnë stërvitje individuale. Një ndër to është dhe sulmuesi i skuadrës së Kastriotit, Santiago Selmani, autor i dy golave, që kanë rezultuar decizivë për ngyrat e skuadrës krutane.
“Prej disa ditësh, në stadiumin Redi Maloku, kam nisur stërvitje individuale, kjo për të ruajtur parametrat fizik.”, shprehet shkurt për Kruja.info 20-vjecari, Selamani që me performanën e tij, ka merituar dhe duatrokittjet e sportdashësve krutanë.
Barazimi i arritur me Kukësin në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Kamëz, për sulmesin krutan nuk ishte rezultat i drejtë, sipas tij, skuadra jo vetëm që krijoj volum loje, duke e dominuar në cdo aspekt të sajë, por krijoj dhe raste për shënim.
“Zhvilluam një ndeshje mjaft të mirë. Kemi dominuar ndaj një kundërshtari shumë të vështirë sic është Kukësi. Krijuam dhe raste për shënim, por fati nuk ishte me ne në këtë ndeshje.”, shprehet për Kruja.info, sulmuesi Selmani, autori i golit të vetëm në ndeshjen ndaj kukësianëve.
Duke analizuar në tërësi ecurinë e skuadrës së tij në këto 12 javë, për sulmuesin 20 vjecar, skaudra e tij duhet të ishte pozicionuar më mirë në rëdnditje. Sipas tij skuadra ka zhvilluar ndeshje me nivel duke qenë jo vetëm i barabartë por dhe superiorë ndaj skuadrave që janë pretendente për fitime trofesh.
“Kemi një grup shumë të mirë dhe kompakt që është element shumë i rëndësishëm për cdo skuadër. Skuadra deri më tani ka zhvilluar ndeshje me nivel duke qenë jo vetëm i barabartë por dhe shpesh herë dhe superioë ndaj skuadrave pretendente. Realisht duhet të ishim më mirë në rëndite. E rëndësishme është se skuadra prodhon lojë dhe që është shoqëruar me rezultate pozitive.”
Në vazhdim, sipas sulmuesit nga qyteti i Fushë Krujës, kampionati sa vjen dhe do të bëhet akoma më i fortë. Lufta për fitimin e trofeut ashtu dhe për ti shpëtuar rënies nga superiorja do të jetë e fortë dhe e vështirë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

