Kapiteni i Kastriotit, Abaz Karaçi.
Ka optimizëm në radhët e skuadrës krutane, në prag ndeshjen ndaj Kukësit që do të luhet të dielën në mesditë.
Skuadra si zakonisht dhe ditën e djeshme, ka zhvilluar me kapacitet të plotë seancën e rradhës stërvitore.
Në prononcimin e dhënë për gazetën “Panorama Sport”, kapiteni i krutanëve, Abaz Karakaci, pohon se klima e mirë që ekziston në skuadër, aq shumë e domosdoshme, në prag ndeshjen e së dielës, krijon optimizmin e duhur për të arritur objektivin e vetëm që është marrja e tre pikëve.
“Ndeshja ndaj Kukësit, ka statusin e një rëndësie të vecantë, jo vetëm që është ndeshje e radhës, por si skuadra rivale. Jemi përgaditur mjaft mirë. Klima është pak të thuash e mirë. Një atmosferë e tillë të bën optimist se skuadra në ndeshjen e së dielës do të marrë maksimumin e pikëve.”, shprehet optimist shkodrani Karakaci, që te skuadra krutane, është dhe mbajtësi i shiritit të kapitenit.
30-vjecari shkodran, pohon se renditja që ka aktualisht skuadra nuk është ajo që duhej të ishte realisht.
“Me pak kujdes pse jo dhe me pak fat, skuadra me lojrat që ka zhvilluar duhet të ishte më mirë në rënditje. Tani nuk është koha gjykojmë të kaluarën. Duhet përqëndrim maksimal në ndeshjen e së dielës, si e vetmja alternativë: marrjen e fitores ndaj Kukësit“, shprehet në fund të pronincimit të tij, kapiteni Karakaci, që në këto 11 javë të kampionatit është autori e një goli të shënuar ndaj Teutës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

