Pas barazimit të arritur ndaj Naftëtarit (1-1), një javë më parë, para sportdashësve të saj, skuadra e Ilirisë, në kuadrin e javë së shtatë, të kategorisë së dytë, do të jetë mysafire në Vorë, ku do të ndeshet ndaj vendasve, me të njëjtin emër.
Në realitet për vetë pozitën që ka në rënditje skuadra e Vorës, për skuadrën e Salës do të jetë një përballje e vështirë. Në një prononcim të dhënë gazetës, Panorama Sport, numri një i pankinës fushë krujase, Fatmir Sala, bën të ditur, se në ndeshjen e së shtunës, skuadrës së tij, do ti mungojnë dy futbollistë, të formacionit bazë.
Bëhet fjalë për mbrojtësit Xeka dhe Kallaku.
“Dijmë vështirësitë që ka ndeshja në fjalë. Pavarësisht dy mungesave,ne do të tregojmë vehten se jemi skuadër që din të përballojë me suksese cdo kundërshtar”, shprehet trajneri i Ilirisë, Fatmir Sala, që ka më shumë se dy dekada që drejton skuadrën e qytetit të tij.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

