Mesfushori i Kastriotit, Bedri Greca.
Ndeshja që do të zhvillohet këtë fundjavë, në stadiumin e Kamzës, kundër Kukësit, po pritet me shumë interes në rradhët e sportdashësve krutanë.
Dhe pse prej vitesh skuadra e Kastriotit, ndeshjet brenda i zhvillon në Kamëz, prezenca e tifozërisë krutane, nuk ka munguar. Ka të ngjarë që dhe ndeshjen e së djelës ta ndjekin një numër të konsiderueshëm sportdashësh krutanë.
Fitorja ndaj Bylisit në Kamëz dhe barazimi në transfertë ndaj Erzenit, javën e kaluar, ka shtuar dukshëm atmosferën pozitive në skuadër.
“Atmosfera në skuadër është mjaft e mirë dhe kjo ka ndikuar pozitivisht që skuadra të jetë e përqëndruar në marrjen e ngarkesës stërvitore, për të përballuar me suksese një ndeshje sic është kjo me Kukësin.” shprehet për “Kruja.Info“, mesfushori i krutanëve, Bedri Greca, që ka të dytin sezon që luan për ngjyrat e skuadrës krutane.
Ndërkohë në vijim të prononcimit të tij, mesfushori krutan, i bën një analizë, të shkurtër ndeshjve të skuadrës së tij. Sipas 32 vjecarit, skuadra duhej të ishte më lart në renditje, por sa për mungesë të fatit dhe për ndonjë hap të gabuar, skuadra ka këtë renditje, që ka aktualisht.
“Në përgjigjthësi deri më tani kemi bërë një kampionat të kënaqshëm. Jemi përfaqësuar denjësisht me ekipe të elitës të kampionatit dhe kemi guxuar t’ju marrim dhe pikë. Duhet të pranojmë se duhet të ishim më mirë në renditje por sa për mugesë fati, apo, dhe për ndonjë gabim tonin, kemi këtë rënditje që kemi aktualisht.“, shprehet me të tjerash mesfushori Greca.
Ashtu si cdo ndeshje dhe kjo e rradhës ndaj Kukësit, për mesfushorin krutan, merr rëndësi të vecantë, për vetë pozitat që kanë skuadrat në renditje.
“Nuk duhet të na mashtroj renditja aktuale e e kundërshtarit. Vlerësimi ndaj Kukësit është maksimal. Kundërshtari ka futbollistë cilësor dhe kjo duhet të na motivoj shumë. Jam optmist se skuadra do të dijë të tregojë vlerat e saja. Klima e mirë që kemi në skuadër, na motivon për të dhënë maksimumin. Marrja e tre pikëve është detyrë primare për sejcilin prej nesh. Ne e kemi treguar veten se ndaj të mëdhenjëve dijmë të fitojmë dhe jam i bindur se një gjë e tillë se do të ndodhë dhe këtë javë.“, shprehet plot siguri, mesfushori krutan, Bedri Greca, autori i golit të barazimit në ndeshjen e fundit ndaj Erzenit, në tranfertë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

