Foto ilustruese. Pamjet arkivë
Pas zhvillimit te dy ndeshjeve të sotme, renditja e superligës ka pësuar ndryshime.
Me fitoren e arritur nga Egnatia ndaj Partizanit me rezultatin e thellë 3-0, rrogozhinasit janë ngjitur në vendin e pestë, ndërsa krutanët kanë zbritur një shkallë më poshtë në atë të gjashtin.
Java sapo u mbyll, rezervojë rezultate interesante. Barazimi i arritur në Shkodër nga Erzeni, për nga mënyra se si erdhi loja ku shkodranët udhëhiqnin 2-0, shkaktoi befasi.
Shijakasit arritën që në minutat shtesë të barazonin rezultatin në 2-2. Kahiramonovic bëhet shpëtimtarë i shijakasve, falë një goditje te saktë nga pika 11m.
Laci merr një tjetër fitore në transfertë, këtë herë në Durrës, ndaj Teutës. Ndonëse me shifra të ngushta, 0-1, po jep sinjale ringjallje dhe në takimet e ardhshme do të jenë akoma më motivues.
Fitore befasuese ka arritur Egnatia ndaj Partizanit. Shifrat e fiksuara në fund të ndeshjes ( 3-0), flasin qartë për lojën që zhvilluan djemtë e Duros. Ndërkohë që Tirana bëri detyrën duke mposhtur lehtësisht Kukësin me rezultatin e thellë 4-1.
Me këtë fitore bardheblutë i afrohen akoma më shumë kryesuesve, Partizanit, në -1.( Partizani 19, Tirana 18) Javën e ardhëshme kalendari parashikon ndeshje inteteresante. Kastrioti këtë jave do të jetë mysafir në Durrës, ku di të ndeshet me Erzenin debutues.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

