Mjaft i pezmatuar ka qenë trajneri i skuadrës ballashiote, Arjan Bellai.
Humbjen e pësuar, sipas tij, nga rivali i drejtpërdrejt, ka qenë si rezultat i një ndeshje jo të mirë.
“Kemi bërë një paraqitje jo të mirë. Me lojën që kemi zhvilluar skuadra e meritonte të kishte këtë përfundim. Kam rezerva për akordimin e pnalltisë që erdhi dhe goli parë i vendasve. Duhet të punojmë shumë nga ana psikologjike me futbollstët sepse kampionati është i vështirë dhe duhet përqëndrim maksimal”, shprehet shkurt trajneri ballshiot, Arjan Bellai, një ndër futbollstët më cilësor të skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë.
Javën e dytë, skuadra ballshiote do të presë në fushën e saj, Teutën e Durrësit, që aktualisht mban vendin e fundit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

