KS Kastrioti. Foto arkivë.
Skuadra krutane e nisi mbarë fazën e dytë. Të shtunën pasdite ka zhvilluar një nga ndeshjet më të bukura të kampionatit.
Para sportdashësve fanatikë që ndjekin skuadrën në çdo stadium, ka mundur me lojë dhe me rezulatat 3-0 skuadrën e Bylisit, një rivale e drejtpërdrejtë për qëndrimin në kampionatin e më të mirëve.
Humbja e përsuar një javë më parë ndaj Lacit, krijoj mendimin sikur do të ulte ritimin e rezultateve pozitive e arritura dy javë më parë, por ndodhi e kundërta. Këtë herë sulmi jo vetëm funksionoi por dhe bindi duke qenë konkret para portës kundërshtare.
Fitorja ndaj ballshiotëve, më shumë se detyrim ishte dhe marrje hak pas asaj humbje të pësuar në ndeshjen premier të fazës së parë. Golat për skuadrën krutane mbajnë firmat Morbek 36 (11m), 81′, S. Selmani 56′.
Në golin e parë të shënuar me 11m, pas protestave të vendasve, është dashur ndërhyrja e Sistemit VAR. Ndërsa dy gola e tjerë erdhën si rrjedhojë logjike të lojës së zhvilluar nga ana e vendasve.
Në ndeshjen e zhvilluar nuk shpëtoi dhe tensioni mes tifozërive, por gjithcka u zgjidh me nndërhyrjen e policisë. Pas kësaj fitorje, skuadra krutane ka ngjitur disa shkallë dhe është në kuotën e 13 pikëve.
Me përfundimin e ndeshjeve të kësaj jave, do të njihemi me renditjen përfundimtare. Javën e ardhshme, skuadra krutane do të ndeshet ndaj Erzenit, në stadiumin Niko Dovana të Durrësit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

