Pamjet e operacionit të Policisë.
SHKODËR– Policia e Shkodrës ka finalizuar megaoperacionin e koduar “Qarku”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, porodhimit dhe trafikimit të kanabisit.
Policia Shkodrës, si rezultat i kontrollit të panderprerë të territorit, mbështetur me inteligjencë informative, në bashkëpunim me FNSH Shkodër dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, prej një jave kanë zhvilluar një megaoperacion policor, të koduar “Qarku”, i ndarë në katër faza.
- Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar faza e katërt e megaoperacionit, e zhvilluar në lagjen “Bleran” të fshatin Bardhaj, njësia administrative Rrethina Shkodër, ku u arrestuan në flagrancë 16 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Pjeter Gjoni, 31 vjeç, në ambientet e jashtme dhe të brendshme të kësaj banese, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e kësaj banese, janë kapur në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike, 10 shtetase: Danjela Hasani, 42 vjeçe banues ne Kombinat, Tirane, Drita Cuni 45 vjeçe banues ne Kamez, Dorentina Hoxha 34 vjeçe banues ne Mamurras, Franga Gini 52 vjeçe banues ne Kamez, Tirane, Hurme Bafti, 47 vjeçe banuese ne Kamez, Tirane, Mimoza Hoti, 51 vjeçe banues ne Kombinat, Tirane, Elida Doku 43 vjeçe banuese ne Fushe kruje, Blerina Meta, 37 vjeçe banues ne fshatin Larushk, Fushe-Kruje, Kruje, Valbona Haka, 45 vjeçe banuese ne fshatin Nikel, Fushe Kruje dhe Fatime Baftaj 53 vjeçe banues ne Kamëz, të cilat në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë. Njëra prej këtyre shtetaseve, konkretisht shtetasja Danjela Hasani, 42 vjeçe, banuese në Kombinat, Tiranë, e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë po për këtë veprimtari kriminale, kishte rolin e organizatores. Ajo gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin. Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit: Zef Gjoni, 56 vjeç dhe Antoneta Gjoni, 55 vjeçe (bashkëshortë) dhe 3 djemtë e tyre, shtetasit: Elvis Gjoni, 24 vjeç, Roland Gjoni, 22 vjeç dhe Pjeter Gjoni, 31 vjeç, si dhe shtetasja Fabion Gjoni, 29 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit Pjeter Gjoni. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi Fabion Gjoni, 31 vjeç, djali tjetër i bashkëshortëve Zef Gjoni dhe Antoneta Gjoni. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Pjeter Gjoni. grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje. Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkoitke, 3 automjete dhe 15 aparate celulare. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të kryera në bashkëpunim
- Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, gjatë fazës së parë të këtij operacioni, në Shkodër, Malësi të Madhe dhe në Pukë u sekuestruan 83 kilogramë kanabis dhe u asgjësuan 101 bimë kanabis. Për këto raste u arrestuan në flagrancë katër shtetas, konkretisht L. C., E. T., A. S. dhe Z. D.
- Gjatë fazës së dytë të megaoperacionit, u kap një shtetas i shpallur në kërkim, konkretisht shtetasi A. P., me rekorde kriminale, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Po gjatë kësaj faze u vu në pranga edhe shtetasi H. S., i cili qarkullonte me personin në kërkim.
- Ndërsa gjatë fazës së tretë të operacionit, në Vaun e Dejës, janë sekestruar 22 kilogramë kanabis dhe janë vënë në pranga babë e bir, shtetasit M. N. e K. N., si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. L. Po gjatë megaoperacionit të shtrirë në harkun kohor njëjavor, si rezultat i kontrollit të territorit dhe verifikimit të koordinatave të nxjerra nga monitorimi ajror, janë gjetur dhe asgjësuar në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, 355 bimë kanabis, të kultivuara në miniparcela, në zona të pyllëzuara. Për këto raste vijon puna intensive, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Përgjatë katër fazave të megaoperacionit janë sekuestruar gjithsej 191 kilogranë kanabis, 456 bimë kanabis, janë arrestuar në flagrancë 24 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër është e vendosur që në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese të luftojë me zero tolerancë, çdo veprimtari kriminale, në cilëndo fushë që ajo shfaqet.
Duke përfituar nga rasti, falënderoj qytetarët e qarkut Shkodër, të cilët kanë ndihmuar dhe bashkëpunuar me Policinë, për të goditur paligjshmërinë. I ftoj sërish qytetarët të jenë akoma më shumë në krahun e Policisë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

