KURBIN– Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit të Patokut në aksin e autostradës Mamurras-Milot.
Pas aksidentit, shoferi ka vendosur të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia e grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur identitetin e viktimës dhe të drejtuesit të automjetit.
Dyshohet se viktima ka prerë rrugën gjatë kalimit nga njeri krah i rrugës në tjetrin.
Njoftimi i policisë:
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë – Lezhë, në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, Kurbin, në hapësirën ndërmjet trafikndarësve, është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar, e cila dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor.
Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

